Presidenti, Ilir Meta dhe Ilir Kulla, duke vizituar banoret e prekur ne Durres nga termeti i fuqishem qe goditi Shqiperine, me magnitude 6.4 balle. Pas termetit, qeveria mori vendimin te shpallte gjendjen e emergjences se pjesshme, pasi shume persona humben jeten dhe qindra shtepi u shkaterruan si pasoje e kesaj fatkeqesie natyrore. /r/n/r/nPresident, Ilir Meta and Ilir Kulla, visit residents in Durres who were affected by the powerful earthquake that hit Albania, with a magnitude of 6.4. After the earthquake, the government decided to declare a state of emergency, as many people lost their lives and hundreds of homes were destroyed as a result of this natural disaster.

“Al Hawl, Siri 20 tetor 2020 ne kohen e COVID. Ne cilesine e te derguarit te posacem te presidentit Meta per ceshtjen e kthimit te femijeve shqiptare te mbetur ne Siri, vizitova kampin ne fjale i cili eshte ne kushte ka ta str o f ik e sic e shikoni ne video diten e djeshme. Me duhet te bej 2 apele nje per miqte e medias ne Shqiperi, kujdes ne cdo fjale dhe germe qe trasmetoni ne Shqiperi, pasi fale internetit per pak minuta gjithcka trasmetohet ne Al Haël dhe de m t on femijet dhe grate qe ndodhen aty.

Se dyti nje ftese per autoritetet e tjera ne vecanti per kryeministrin nese duhet ti kthejme keta femije dhe keto gra shqiptare ne shtepite e tyre duhet seriozitet dhe profesionalizem, aspak diletantizem e mbi te gjitha para se dimri te na vere perpara te gjitheve bashke me COVID”. Kështu shkruan këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla. Por, a ka qenë vërtet ai në kamp? Kjo mbetet për t’u vërtetuar, por fakt është se pamjet që ai ka postuar, në fakt janë marrë nga interneti, më saktësisht në Youtube. Kulla i ka postuar këto pamje si të vetat, pra si të bëra nga ai gjatë vizitës që ka zhvilluar në kamp.

Por pamjet janë të një viti më parë. Mashtrimi i tij është qesharak dhe pa ndonjë zarar në fakt, në krahësim me ma  shtrimet e tjera që ka bërë, si p.sh lajmet e rreme që shpërndante nëpërmjet portaleve anonime në Itali, se në Shqipëri po vinin mbetje radioaktive pikërisht nga Italia dhe do të groposeshin në vendin tonë. Qëllimi ishte krijimi i trazirave dhe revoltave në vend, për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Çështja është nën hetim nga autoritetet italiane, ndërkohë që Kulla me sa duket tani e kalon ditën me manipulime në internet. (TemA)