Maqedonia e Veriut ka vendosur të rrisë kapacitetet e testimeve për të zbuluar sa më shpejt rastet e infektimeve me COVID-19. Vendi fqinj muajt e fundit po përballet me një valë të dytë nga COVID-19 që po i sjellë bilanc të rënduar në 500-600 raste apo 10-20 v i k ti ma.

Gjithsesi autoritetet shëndetësore kryejnë nga mesatarisht 1000 teste në ditë, teksa tashmë do të kryhen edhe 150 më shumë çdo ditë. 30% e testimeve në Maqedoninë e Veriut bëhen nga sektori privat teksa ka një kërkesë të lartë për të kryer testin PCR nga qytetarët.