Një ndër protagonistet e kësaj faze të pandemisë, maska po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxheles, të cilët këmbëngulin se ajo është një mjet i dobishëm në zvogëlimin e përhapjes së Covid-19, shkruhet në faqen italiane të internetit, wired.it.
Në fakt, roli i tyre thelbësor në zvogëlimin dhe aftësinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri është debatuar gjerësisht, midis atyre që vlerësojnë potencialin saj dhe atyre që nga ana tjetër, dyshojnë, duke zvogëluar efektivitetin e maskës.
Por, tani, në një përmbledhje të re dhe të gjerë, studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxheles thonë se maskat janë një mjet i dobishëm në zvogëlimin e përhapjes së Covid-19.
”Ne e dimë që koronavirusi i ri transmetohet kryesisht përmes pikave të pështymës së infektuar, që mund t’i prekim dhe të infektohemi. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sidoqoftë, maskat nuk përdoren vetëm për të mbrojtur veten nga infeksioni, por më tepër për të mbrojtur të tjerët nga koronavirusi”, thonë studjuesit duke pasur parasysh si personat me simptoma ashtu edhe asimptomatikët.
“Shumica e provave të disponueshme tregojnë se përdorimi i maskës kufizon transmetimin e virusit përmes pikave të infektuara si në laborator ashtu edhe në mjediset klinike, ndërsa në publik është më efektiv kur përdorimi i tyre është më i madh. Një transmetueshmëri e reduktuar mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e të vdekurve dhe ndikimin ekonomik”, theksojnë studiuesit.
“Ne rekomandojmë që qeveritë të inkurajojnë fuqimisht përdorimin e maskave në publik. Mësimi është shumë i qartë: maskat, siç e dimë të paktën që nga viti 1918 kanë qenë një mbrojtje efektive”, theksoi Enrico Bucci, biolog në Universitetin Temple në Filadelfia.
”Për sa kohë që virusi është rreth nesh, maskat ndihmojnë. Ato mund të bëjnë pjesën më të madhe të punës parandaluese”, shtoi ai.
“Një maskë që filtron virusin në 60%, e adoptuar nga 80% e popullsisë, për shembull, përcakton një vlerë R më poshtë e 1. Një maskë me 80% fuqi filtruese, e miratuar vetëm nga 10% e popullsisë, nga ana tjetër, bie në një zonë ku R është më e madhe se 2”, shpjegoi shkencërisht Bucci.