15 Tetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë një videomesazh sensibilizuese nga mosha dhe profesionistë të ndryshëm për vendosjen e maskave mbrojtëse si një mjet I domosdoshëm për parandalimin e COVID-19. Ministrja Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të mos dalin nga shtëpia pa maska mbrojtëse.
“#COVID19 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira. #MbajeMaskën #RuajShëndetin #ShpëtoJetë”, apelon Manastirliu. Prej ditës së sotme maska do të bëhet me detyrim në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë.