Edhe Shqipëria sikurse disa vende në Evropë që kanë rritur alertin ndaj pandemisë së COVID-19, njoftoi se të enjten e kesaj jave do të vendosë mbajtjen me detyrim të maskës edhe në ambientet e hapura. Vendimi si çdo herë erdhi me akuza nga Partia Demokratike, që duket se ka harruar qendrimet që mbante vetëm 4 muaj më parë. Reagimet kane qenë nga me te ndryshmet dhe të ashprat, në një kohë kur dihet botërisht se maskat ne këtë pikë janë të domosdoshme. Kështu duket se mendonte edhe Partia Demokratike por sot meqë ky vendim vjen nga qeveria gjithçka bëjmë është ta kundërshtojnë. Fatmirësisht, faktet edhe këtë herë flasin vetë.

AlpeNews.al sjell deklaratën e ish deputetit të PD njeherazi edhe mjek, Tritan Shehut që kërkonte me ngulm që maskat të bëhen me detyrim jo vetëm brenda, por edhe jashtë madje. -Duke e filluar nga qytetaret u bej thirje atyre te respektojne me rigorozitet rregullat e kerkuara higjeno-sanitare, te ruajne distancen fizike mbi 2 m, te perdorin jo vetem ne ambjentet e mbyllura maskat, t’i drejtohen mjekut te familjes per cdo shqetesim etj.

-Zgjeroni detyrimin e perdorimit te maskave edhe ne ambjente te hapura me dendesi, a per distanca nen 2 m, per personelin e lokaleve etj. Një rikujtese për ata që sot e pershkruajnë vendimin, si “tallje” me popullin. AlpeNews.al