Bashkimi Evropian do të financojë transferimin e pacientëve përtej kufijve për të parandaluar që spitalet të mbingarkohen me të sëmurë me COVID-19. Në një video konferencë me udhëheqësit e BE për të diskutuar mbi krizën shëndetësore, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ekzekutivi i BE kishte vënë në dispozicion 220 milionë euro për të transferuar pacientët me COVID-19 përtej kufijve.
Liderët e BE-së ranë dakord të koordinojnë më mirë përpjekjet për të luftuar virusin, pasi numri i të infektuarve në Evropë tejkaloi 10 milionë, duke e bërë sërish kontinentin epiqendrën e pandemisë. Vendet e BE duan të shmangin përçarjet në blloku çka u vu re në fillim të pandemisë, kur shtetet garuan me njëri-tjetrin për të blerë pajisje mjekësore. Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se udhëheqësit e BE-së u angazhuan për një shpërndarje të drejtë të vaksinave, ndërsa Von der Leyen theksoi se shpërndarja do të bëhet në bazë të popullsisë së çdo shteti.