Gjithkush që po sheh me sytë e tij prej mbi tre vjetësh degradimin, keqpërdorimin, dhu nimin, zhbërjen dhe shka tër rimin e institucionit të Presidentit të Shqipërisë nga Ilir Meta, me siguri ka pritur që dikush ta ngre zërin. Jo më shumë nga politika e liderët e saj, por nga media, shoqëria civile, qytetarët e thjeshtë, personalitetet e këtij vendi dhe nga grupet e ndryshme të interesit. Sepse në fund të fundit, individët që i drejtojnë institucionet shkojnë dhe vijnë, por Shqipëria mbetet përjetësisht!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit apo Nisma “#Thurje” përshembull, por edhe të tjerat ekzistuese apo të reja që mund të krijohen posaçërisht, kanë një shans të madh për tu identifikuar. Është momenti më i mirë për të përqafuar një kuazë të madhe, të vërtetë, reale dhe me vlera të jashtëzakonshme, për procesin e shteformimit modern shqiptar. Le të ngrihet sërisht “Aleanca” dhe mbështetësit e saj, që dolën dikur në Mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar dhe të deklarojnë sot, nismën e tyre të re për Mbrojtjen e Presidencës. Tani kanë një përvojë edhe më të madhe. Le të dalin çdo ditë përpara kangjellave të Presidencës apo ta rrethojnë atë, derisa tia rikthejnë institucionin e marë peng nga Ilir Meta, Republikës.

E prej aty, le të bëjnë deklarata e të recitojnë më me pathos se më parë. Le të këndojnë a të japin intervista pafund. Të mbajnë konferenca shtypi dhe të lidhen direkt me të gjitha mediat televizive e rrjetet sociale. Le ta ngrenë edhe më shumë se më parë zërin, për mbrojtjen e këtij institucioni nga uzurpuesi i saj Ilir Meta. Apo le të mbledhi Nisma “#Thurje” sërisht firmat e qytetarëve, e le të bëjnë peticione. Të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese padi me fakte dhe prova konkrete, për shkeljet vijuese kushtetuese, që po bën Ilir Meta në Presidencë. Jo vetëm duke çdekretuar zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, e dekretuar ato të 13 tetorit, që nuk u bënë kurrë. Por edhe shumë e shumë gjëra të tjera deri tek përfshirja e fundit, direkt në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, për llogari të partisë së tij LSI.

Le të kërkojnë që të mbahet një referendum popullore kundër Ilir Metës. Le ti bëjnë presion Parlamentit që të miratojë sa më parë ligjin organik për funksionimin e Presidencës. Le të bëjnë gjithçka që kanë në dorë sot, për ta mbrojtur këtë institucion nga degradimi total. Me këtë rast, nisma e tyre le të shtrihet jo thjeshtë dhe vetëm për Teatrin apo për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe për Mbrojtjen e të gjitha Insitucioneve në Shqipëri, për sot e të ardhmen.

Ky po që do të ishte një mision sa fisnik, aq edhe civil e qytetar. Një nismë qëllimirë me dimensione patriotike, atdhetare, kulturore dhe historike. Sepse institucionet jo vetëm në Shqipëri por kudo në shoqëritë e hapura demokratike, sot rr ezikohen dhe kanë nevojë që të ruhen jo thjeshtë dhe vetëm nga prishja e tyre fizike. Nga godinat. Nga oborret. Nga trashëgimia arkitekturore, urbane a historike. Kryesorja është që të kuptohet, se institucioni është diçka shumë herë më e madhe sesa thjeshtë dhe vetëm, godina e tij. Institucioni është jo vetëm veprimtari konkrete shtetërore, qeverisëse apo utilitare, por edhe simbolikë. Jo vetëm germë, por edhe frymë. Jo vetëm diçka materiale, por mbi të gjitha shpirtërore. Jo vetëm aktivitet burokratik, por mbi të gjitha bartëse dhe përçuese e vlerave identitare.

Ndaj edhe institucioni i Presidencës, ashtu si gjithë të tjerat, duhet mbrojtur në radhë të parë nga shkatërrimi i vlerave etike, morale, ligjore, kushtetuese, shtetërore, protokollare, formale e simbolike. Askush nuk pret që Kryetari i Shtetit të jetë duke zhvilluar një aktivitet normal nga pikëpamja përmbajtësore, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi dhe e gjithë bota shohin çdo ditë tek forma e shfaqjes së tij degradim, rrënim dhe zhveshje totale nga të gjitha kornizat e seriozitetit institucional. Është hera e parë në historinë e Republikës, që Kryetari i saj në vend që të jetë mbi të gjitha palët dhe personifikim i unitetit kombëtar, të sillet si kryetar i një partie politike.

Edhe Ramiz Alia, pasaardhësi i Diktatorit komunist kur hyri në atë institucion, e dorëzoi formalisht teserën 50 vjeçare të partisë së tij dhe e ushtroi me shumë më tepër paanësi atë funksion. Ndërkohë që Ilir Meta i hodhi tej të gjitha rregullat formale dhe jo formale, përvojën dhe traditën 30 vjeçare pluraliste, për të punuar më shumë për jetën e ardhshme politike pas Presidencës sesa për 5 vitet në krye të saj. Është koha që ta mbrojmë institucionin e Presidentit të Republikës, nga Ilir Meta. Përndryshe, nesër do të na duhet që ta mbrojmë Ilir Metën, nga indiferenca jonë e sotme! Alpenews.al