Nëse sytë janë dritarja e shpirtit, atëherë vetullat janë korniza e asaj dritareje. Por edhe ata mund të tregojnë shumë për karakterin tonë. Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa elementë që duhet t’i dini për veten, të cilat mund t’i zbuloni vetëm bazuar tek forma e vetullave tuaja.
Vetulla të zakonshme. Vetullat me gjatësi dhe me distancë mesatare nënkuptojnë një përkushtim ndaj vlerave tradicionale dhe integritetit të karakterit. Në të njëjtën kohë, ju nuk jeni të prirur për dramatizëm, gjë që i bën të tjerët të kënaqen teksa janë nën shoqërinë tuaj. Vetulla shumë të gjata. Njerëzit me vetulla të gjata mund të përballojnë praktikisht çdo stres dhe janë shumë të shoqërueshëm. Janë individë me një botë të brendshme të pasur dhe kanë një gamë të gjerë interesash. Nëse i keni vetullat në këtë formë, atëherë me siguri jeni mësuar t’i zgjidhni vetë të gjitha problemet apo vështirësitë që ju kanë dalë përpara, prandaj rrallë herë mund të ndodhë që të ndani diçka me të tjerët.
Vetulla të shkurtra. Jeni shumë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe jeni mësuar të qëndroni me këmbë në tokë. Nuk ju pëlqen t’i dëgjoni të tjerët për problemet e tyre , pasi edhe ju vetë e keni të vështirë të përballeni me jetën ndonjëherë. E megjithatë, asgjë nuk është e pamundur për ju! Vetulla të trasha. Jeni persona shumë aktivë dhe keni besim të plotë tek pikat tuaja të forta. Njerëzit si ju mund të përballen lehtësisht me çdo gjë. Pasi i përcaktoni vetes disa qëllime, asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalë, derisa të arrini atë që doni. Nuk shqetësoheni për atë që të tjerët mund të mendojnë për ju dhe siguroheni që ta shijoni jetën në maksimum.
Vetulla të holla. Vetullat e holla kanë të bëjnë me delikatesë të lindur. Konfliktet nuk bëjnë pjesë në listën tuaj, pasi arrini t’i shmangni me një shkathtësi të paparë. Jeni një dëgjues i mrekullueshëm dhe një person që mendon edhe për ndjenjat e të tjerëve para se të thotë apo bëjë diçka. Vetullat me kënd/ me hark të lartë. Jeni të ndjeshëm dhe selektivë në komunikim. Kur njerëzit ju takojnë për herë të parë, zakonisht krijojnë një përshtypje të gabuar, duke ju cilësuar si egoist apo arrogant. Por ju nuk hapeni me dikë që nuk e ka fituar plotësisht besimin tuaj. Perfeksionizmi dhe autokritika kanë qenë gjithmonë pjesë e karakterit tuaj. Vetullat me hark të ulët. Ju jeni lloji i individit të cilit mund t’i besosh në çdo situatë. Njerëzit si ju kanë një personalitet tërheqës dhe janë të aftë të ndërtojnë marrëdhënie serioze dhe afatgjata.
Vetulla trekëndore. Kjo formë nënkupton një personalitet dinamik. Keni aftësinë për t’i analizuar situatat shpejt dhe për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur. Një spontanitet i tillë nganjëherë mund të çojë në rezultate të padëshiruara, por sigurisht që kjo ka edhe përparësitë e saj: njerëzit nuk mërziten kurrë nën shoqërinë tuaj. Jeni një udhëheqës i natyrshëm, jeni shumë i aftë në frymëzimin e të tjerëve dhe mbani përgjegjësi për çdo gjë që thoni apo bëni. Vetullat e rrumbullakosura. Pjesë e personalitet tuaj janë edhe mirësia dhe të qenit të vëmendshëm. Kurrë nuk jeni indiferentë ndaj problemeve të të tjerëve dhe jeni gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Pothuajse vetulla të drejta. Keni mendime analitike dhe prirje për të menduarit racional, Ju nuk keni frikë të shprehni të vërteta të pakëndshme që të tjerët preferojnë t’i shmangin. Vetulla diagonale. Sa më i pjerrët këndi, aq më të forta janë emocionet dhe pasionet në shpirtin tuaj. Ju gjithmonë u bëni përshtypje të tjerëve për qëndrueshmërinë e karakterit që shfaqni. Vetulla që mezi duken. Kjo formë tregon se jeni të pasigurt. Keni tendencën të dyshoni në aftësitë dhe në karakterin tuaj, të cilat nga ana tjetër krijojnë ndrojtje. Nuk vuani nga agresiviteti, por do të ishte më mirë të hiqnit dorë së dyshuari tek vetja dhe të gëzoheni për arritjet që bëni në jetën e përditshme, të vogla apo të mëdha qofshin ato.