Më në fund pas 19 ditësh izolim dhe tre testesh poztive, Cristano Ronaldo ka arritur të fitojë betejën me Covid-19. Ekipi i Juventusit ka deklauar përmes një postimi në rrjete sociale se Ronaldo është shëruar dhe do t’i bashkohet sërish skuadrës për stërvitje.

“Cristiano Ronaldo kreu një kontroll me një test diagnostik (tampon) për Covid-19. Pas testit mori përgjigje negative. Futbollisti është shëruar pas 19 ditësh dhe nuk është më i detyruar të izolohet në shtëpi”, thuhet në deklaratën e ekipit.

Ronaldo gjatë kësaj periudhe që ka qenë i izoluar ndryshoi edhe look duke prerë shkurt flokët e tij, teksa së fundmi postoi në rrjete sociale një foto ku mezi njihet. Përveç flokëve, u vu re një ndryshim i madh edhe në fytyrën e futbollistit, pasi shihej më i dobët se zakonisht dhe mediat e huaja aluduan se mund të kishte lidhje edhe me pasojat e Covid-19.

Cristiano ka që më 13 tetor jashtë fushave dhe mungoi në përplasjen e Juventusit me Barcelonën, kur “Zonja e vjetër” humbi me rezultatin 2-0. Tashmë futbollisti do të ketë mundësinë të luajë sërish me Juventusin të dielën në ndeshjen përballë Spezias dhe të mërkurën e ardhshe me Ferencvarosi për Ligën e Kampionëve.