Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar shkarazi se ka kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. E ftuar në studion e ‘Opinion”, teksa po debatonte me Mentor Kikinë, Kryemadhi e ndërpreu atë. Kikia kërkoi të vazhdonte fjalën, teksa tha se s’kishte nevojë për të bërtitura. Këtu Kruyemadhi tha se nuk po bërtiste dhe kjo gjë, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte kryer pak më herët.

“Nuk bërtas dot, çuditërisht sot s’po bërtas dhe kjo për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale,”- tha Kryemadhi pa dhënë më shumë detaje. Në fillim të muajit tetor, Kryemadhi tregoi se kishte hequr bajamet. Me siguri, ky ka qenë dhe shkaku i pamundësisë për të bërtitur sonte. Ndërkohë, kryetarja e LSI-së, qershorin e vitit të kaluar, ka kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Ai tregoi se mungoi në një nga protestat e atëhershme, të organizuara nga Opozita, pikërisht për shkak të operacionit.