Studiuesi Adrian Ndreca, ka komentuar lajmet për krijimin e një partie politike nga ana e Jozefina Topallit. “Po thonë se Jozefina Topalli me krijimin e kësaj lëvizjes së re po i qitka dam votat e së djathtës. Pse në fakt ai që e nxori grigjën prej parlamentit me kullotë në rrugë të madhe i shfrytzoi në maksimum votat dhe meriton me ia dhanë rishtas!

Po ta kishte pasë përnjimend ai do ta kishte shitë shtëpinë në Hollandë dhe do të ishte kthye me gjithë familje përgjithmonë në Shqipni, por ka parapëlqeu kambën në kapërcyell pse s’e ka mendjen e mbushun. Me gjithë “mëkatet” e saja të kalueme ka ma shumë brumë Jozefina se ai tulipani pa erë, të paktën Jozefinën s’e kena pa që t’i hollohet zani kur bërtet”, shkruan ai. (TemA)