Nuk mund t’i shmangej vlerësimit për Leo Messin, të cilin do ta ketë për herë të parë kundërshtar si trajner, ndërsa e ka sfiduar disa herë në fushën e blertë. Andrea Pirlo shprehet: “Vlerësimi im për Messin? Është pjesë e historisë së futbollit modern. Ai dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për 15 vite, janë ende në krye, pavarësisht moshës së tyre. Unë kam luajtur shumë herë si futbollist ndaj tij, nesër do ta bëj sefte si trajner. Do ta trajtojmë me respekt, duke shpresuar të mos jetë në një nga mbrëmjet më të mira”.
Pastaj, disa fjalë për të rinjtë Kulusevski dhe Ansu Fati: “Ata janë dy lojtarë të rinj, por të ndryshëm. Kulu dëshiron topin në këmbë, ndërsa Ansu Fati shkon thellë. Janë dy lojtarë me perspektivë, që luajnë me dy futbollistët më të mirë të kohës. Kanë mundësinë për të mësuar shumë prej tyre”.
Në fund, një krahasim mes vetes dhe Koeman, si ekze kutues goditjesh të lira: “Koeman dhe unë ishim dy goditës të ndryshëm. Ai gjuante shumë fort, i mbaj mend një gol ndaj Sampdoria në finalen e Kupës së Kampionëve. Unë godisja në një mënyrë tjetër”.