Gaizka Mendieta shpreson që Leo Messi t’i varë atletet duke e bartur fanellën e Barcelonës. 33-vjeçari, Lionel Messi, fituesi i gjashtë “Topave të Artë”, e kërkoi largimin nga Barcelona verën që lamë pas.Argjentinasi ndjeu se ka përfunduar cikli i tij me Barçën, dhe synonte një aventurë të re, ndoshta në Premierligë me Manchester Cityn e Pep Guardiolës që ishte duke pritur me një këmbë.

Ka pasur nga ata që gjithmonë kanë qenë skeptik për suksesin e Messit edhe jashtë Barcelonës, por kjo nuk do ta kishte brengos aspak ishin e Barcelonës, Gaizka Mendieta, sipas të cilit, Leo do të kishte lulëzuar edhe në liga tjera.

“Çfarëdo që ka ndodh, i takon tashmë të kaluarës”, tha ai. “Mund të flasim për detaje, por Leo gjithmonë ka qenë profesionist. E ka treguar këtë për shumë vite”.
“Çfarëdo që të ndodhë, nëse do të largohet apo jo në fund të sezonit, fakti se është këtu dhe ka qëndruar, ai do të japë më të mirën”. “Më e rëndësishmja është se ai gjendet këtu, është profesional dhe do të jap gjithçka në fushë”.

“Messi do të ishte përshtatur gjithkund. E ka treguar këtë shumë herë. Në të djathtë, në të majtë, në mesfushë, si sulmues, mesfushor ofensivë, madje edhe si vetëm mesfushor. Kështu kur një lojtar e lexon dhe e kupton futbollin si ai, nuk do të kishte problem në çfarëdo lige apo klubi që do t’i bashkohej”. “Por, në anën tjetër, do të ishte me romantike që një lojtar si ai ta përfundojë karrierën ku edhe e ka nisur, në të njëjtin klub”.