Ilir Meta thotë se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë sa i përket numrit të testeve të kryera për Covid -19.

Sipas tij, kërkesë e OBSH për rritje e testimeve, është sot urgjencë për shkak se rastet e të infektuarve janë rritur me 11 herë krahasuar me muajin prill. Një kërkesë të tillë e ka formuluar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.”- shkruan Meta.