Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka “simptoma të ngjashme me gripin “deklaroi zëdhënësja e tij. Spahn është vetëizoluar menjëherë pas lajmit dhe deri tani ka simptoma të lehta.
Në Gjermani ashtu edhe si pjesa më e madhe e Europës është duke u përballur me një valë të dytë infektimesh dhe deri tani janë marrë masa kufizuese për të shmangur mbylljen totale.