Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar ditën e sotme nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë, pasi zhvilluan mësimin “online” për vetëm një ditë, pas infektimit të 7 mësuesve dhe dezinfektimit të shkollës. Ajo ka biseduar me nxënësit dhe mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, duke u rikujtuar dhe një herë atyre se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojnë rregullat anti-COVID si një përgjegjësi e madhe qytetare që ndihmon për vazhdimin e mësimit në bankat e shkollës.
Njoftimi i ministres:
Inspektimet e masave anti- COVID/ Ministrja Kushi në shkolla të ndryshme të Korçës. Para 2 ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë e zhvilluan mësimin “online” për vetëm një ditë, për shkak të mungesës së disa mësuesve dhe dezinfektimit rrënjësor që iu bë shkollës. Sot Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka vizituar edhe këtë shkollë, e cila tashmë ka vijuar me mësimin normalisht. Gjatë ditës së sotme ministrja Kushi ka bërë inspektime në disa shkolla të Korçës.
“Gjatë ditës së punës në qytetin e mrekullueshëm të Korçës ndoqa nga afër edhe masat e ndërmarra në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” dhe shkollën 9-vjeçare ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’ ” – shkruan ministrja në statusin e saj në rrjetin social. Ajo ka biseduar me nxënësit dhe mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, duke u rikujtuar dhe një herë atyre se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojnë rregullat anti-COVID si një përgjegjësi e madhe qytetare që ndihmon për vazhdimin e mësimit në bankat e shkollës.