Ministrja e Shtetit dhe deputetja e PS Elisa Spiropali ka ak uzuar drejtperdrejt Presidentin Ilir Meta se eshte s ul muar publikisht si nene dhe si grua nga ana e tij dhe njerezve qe ka rreth vetes dhe qe paguhen nga parate e buxhetit te shtetit. Spiropali shprehet se askush nuk e mposh dot, ndersa i ben thirrje presidentit te mbledhe te cmendurit rreth vetes dhe te beje detyren kushtetuese.

“Jam grua dhe nënë që jam s ulm uar nga presidenti i republikës. Jo vetëm zëdhësi i tij zyrtar, por edhe vetë presidenti përdor gjuhë u rre jtje. Nuk është puna për mua personalisht, se mua nuk më mundin dot, por është puna e shembullit që jep presidenti. Mos të përdorin gjuhë misogjene dhe s e ks is te.

Çfarë shembulli është ky? Si ka mundësi që të bjerë në nivele të tilla komunikimi por edhe institucioni. Kjo s’më përket mua. Jam larguar nga Shqipëria në ’99 kur Meta dhe Kryemadhi vidhinin votat në FRESSH për të zhvatur Shqipërinë. Kam ikur me bursë të plotë, jo me paratë e babait në Londër. Është diferencë e madhe dhe duhet theksuar. Nuk duhet të thyjë çdo konventë dhe kod moral. T’i mbledhë edhe ata që ka rreth që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshpërimi. Do l uf to jnë që të kenë të drejta të barabarta.

Ky është problemi që kanë me ne. Nuk na mposhtin dot se shqiptarët nuk janë mesjetarë, janë ata. Jo vetëm gratë që rëndom i quajnë “kukulla”, go d asin barazinë gjinore. Se ka gra këtu, kanë punuar. Kemi barazi të plotë dhe këtu në qeveri. Kjo është arritja jonë dhe nuk mund ta zhbëjnë ata. Më 25 prill do ta marrin përgjigjen edhe për gjuhën e tyre”, deklaroi Spiropali nga podiumi i Kuvendit!.