Ministrat europianë të Punëve të Jashtme miratuan sot kriteret e përbashkëta për të koordinuar kufizimet e udhëtimit në BE dhe për t’i dhënë fund kakofonisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, që po njeh një rritje shqetësuese në kontinent.

Gjatë një takimi në Luksemburg, ministrat miratuan një rekomandim, që nuk është i detyrueshëm, duke krijuar një hartë të përbashkët për të përcaktuar zonat me rrezik brenda BE-së. Disa vende kanë abstenuar, mes të cilëve dhe Luksemburgu.