Investimi i ri në drejtorinë e targave dhe shtypshkrimeve përmirëson ndjeshëm kushtet e degraduara të punës, veçanërisht pas tërmeteve, duke e kthyer tashmë me një standard dinjitoz prodhimin e targave, dokumentacioneve dhe certifikatave me vlerë për mjetet dhe drejtuesit e mjeteve. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kjo drejtori, ku vihet re modernizimi i shërbimit dhe prodhimi i informatizuar.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër nga plot transformimet domethënëse që vazhdojnë, duke e ngritur gur pas guri murin e ndryshimeve, ku pasqyrohet dallimi i madh mes nesh që shohim nga e ardhmja e atyre që janë thjesht e shkuara, ju uroj një javë të mbarë të gjithëve”, u shpreh Rama. Investimi i ri përfshin ndërhyrje në repartet e punës, magazinë dhe ambientet e jashtme të godinës, duke i dhënë asaj një pamje dinjitoze.