Pritja ka marrë fund! Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme modelin më të ri, iPhone12 me të gjithë linjat e saj, iPhone 12 mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Të gjithë modelet do të funksionojnë me rrjetin 5G. Madhësia e ekranit mbetet e njëjtë me atë të iPhone 11, 6.1 inç, ndërsa pamja e përgjithshme ngjan me atë të një iPad Pro dhe iPad Air. Dhe GPU-ja më i shpejtë se në çdo smartphone, duke dhënë grafikë më të shpejtë. Çmimi për të bërë tëndin një iPhone 12 fillon nga 799 dollarë. iPhone 12 do të jenë në dispozicion prej datës 23 tetor.