Moderatorja e njohur Arbana Osmani sot u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Eduarti janë bekuar me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Diell.

Ishte Eduarti ai që publikoi sot një foto të ëmbël me djalin në duar, teksa dha dhe lajmin e gëzueshëm. “Lindi Dielli”, shkruajti ai, ndërsa Arbana në foton e doçkave të vogla shkruan: Një Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua! Urimet për çiftin kanë qenë të shumta në komente dhe mesazhe private.