Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe njëherësh aleat i kryedemokratit Lulzim Basha tha se nëse opozita nuk rikthehet si një alternativë qeverisëse, përgjegjësia sigurisht është e liderit të saj.
Në një intervistë për Report TV, Ndoka i pyetur nëse Basha duhet të largohet nëse humb sërish zgjedhjet, ai tha se personalisht do e jepte dorëheqjen duke lënë të kuptohet se edhe lideri i PD duhet të marrë përgjegjësitë e veta.
“Duhet të kemi të qartë që çdo politikan duhet të reflektojë në raport me vete dhe me qytetarët. Padyshim Basha hyn tek ata politikanë që e njeh përgjegjësinë e vet. Unë personalisht nëse opozita nuk rikthehet në një alternativë qeveristë nuk do të isha kryetari i PDK”, tha Ndoka.