BASHA TAKIM ME ALEATET - Kryetari i PDK Nard Ndoka, Kryetari i PR Fatmir Mediu, Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi dhe deputeti Edi Paloka, gjate nje takimi me aleatet e PD, ku Basha ka deklaruar se nuk levizin nga parimi i konsensusit, persa i perket reformes se re administrativo-territoriale.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe njëherësh aleat i kryedemokratit Lulzim Basha tha se nëse opozita nuk rikthehet si një alternativë qeverisëse, përgjegjësia sigurisht është e liderit të saj.

Në një intervistë për Report TV, Ndoka i pyetur nëse Basha duhet të largohet nëse humb sërish zgjedhjet, ai tha se personalisht do e jepte dorëheqjen duke lënë të kuptohet se edhe lideri i PD duhet të marrë përgjegjësitë e veta.

“Duhet të kemi të qartë që çdo politikan duhet të reflektojë në raport me vete dhe me qytetarët. Padyshim Basha hyn tek ata politikanë që e njeh përgjegjësinë e vet. Unë personalisht nëse opozita nuk rikthehet në një alternativë qeveristë nuk do të isha kryetari i PDK”, tha Ndoka.