Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të zv. presidentit të Parlamentit gjerman, Thomas Oppermann. “Mendimet e mia janë me familjen e tij në këto momente shumë të trishtueshme”, tha Balla.
Gjithashtu Balla postoi dhe një foto të takimit të fundit me Oppermann pak kohë më parë në Bundestagun gjerman. “Jam tronditur thellë për vdekjen e papritur të kolegut tim Thomas Oppermann, Zëvendës President i Bundestagut dhe ish-udhëheqësit të grupit parlamentar të SPD-së. Mendimet e mia janë me familjen e tij në këto momente shumë të trishtueshme”, tha ai.