Tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës u pezulluar për shkak të situatës së krijuar në botë nga përhapja e infeksionit COVID-19, por ky proces do të rihapet javën e ardhshme.

Nga Asambleja Kombëtare e PS, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “javën e ardhshme do të rihapim procesin aty ku është ndërprerë për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës”.

“Aeroporti i Vlorës u pengua nga COVID-i për fat të keq dhe ndaloi procesi. Javën e ardhshme do ta rihapim procesin aty ku është ndërprerë dhe vitin e ardhshëm, do fillojmë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës”, deklaroi Rama.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të rrisë shumë interesin industrial në gjithë zonën, duke u bërë një portë hyrëse për turizmin, por edhe për investimet që sjellin zhvillim ekonomik.