Kreu demokristian, Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Arena nga Dritan Hila në RTV ORA.
Ndoka duke folur për marrëveshjen e 2017 mes Ramës dhe Bashës, tha se as tani nuk ja ka besimin 100% Bashës.
Andoni: Zoti Ndoka, më dukeni sikur po flisni sikur Basha është kryetar i Partisë suaj.
Ndoka: Basha është lideri i opozitës, normale që ka përgjegjësinë më të madhe, dhe e respektoj për këtë, ndërsa kur vjen puna tek Partia Demokristiane nuk ja lejoj zotit Basha vendin, as në mendime.
Andoni: Në vitin 2017, Basha që pati një mbështetje goxha të madhe, dhe ju keni qenë kontribuues, ai në një moment të papritur bëri atë që bëri me zotin Rama, dhe një gjë e tillë po përthithet akoma.
Ndoka: Basha ka kërkuar falje në mënyrë publike, dhe ka thënë nuk e përsëris, dhe nëse e përsërit do të jetë katastrofë e madhe personale.
Andoni: Asnjëherë në politikën shqiptare nuk mund të thuash kurrë
Ndoka: Normale, as unë nuk e kam besimin 100%.
Hila: Nuk ja ke besimin Bashës?
Ndoka: Situatës politike, realitetit.