Zbatimi i masave të reja të njoftuar disa ditë më parë nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nis nga kjo e shtunë. Duke nisur nga mesnata dhe deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme qarkullimi është i ndaluar, ndërsa përdorimi i maskës është i detyrueshëm në të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme. Masat e reja zbatohen për njësitë rajonale të përfshira në Kartën e Shëndetit dhe Sigurisë për infeksionin COVID-19, në nivelin 3 (Rritja e Mbikëqyrjes) dhe niveli 4 (Rritja e Rrezikut).
Niveli 4 (Rreziku i rritur) përfshin komunat e Kastoria, Kozani, ndërsa në mesin e njësive rajonale të vendosura në nivelin 3, (Mbikëqyrja e rritur) është rajoni i Atikës dhe Selanikut. Në të njëjtën kohë, sipas sqarimeve të dhëna dje nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ata që ushtrojnë aktivitet fizik në grup ose individualisht brenda dhe jashtë si dhe drejtuesit e makinave, qoftë vetëm ose me të afërmit e tyre, përjashtohen nga përdorimi i detyrueshëm i maskës. Përveç kësaj, nuk është e detyrueshme përdorimi i maskës nga nxënësit gjatë orës së edukimit fizik.
Sa i përket restoranteve , qytetarët do të mund të heqin maskën vetëm kur ulen në tryezë. Sa i takon orëve policore, do të mund të lëvizin ka kufizime vetëm këta qytetarë:– Gazetarët dhe njerëzit e medias – Punonjësit e sektorit privat – Në rastet e punonjësve të tjerë, personat fizikë, të cilët duhet të lëvizin gjatë orëve të ndalimit, të tilla si të vetëpunësuar, tregtarë, të vetëpunësuar, duhet të plotësojnë formularin përkatës.
– Nëpunësit civilë për udhëtimet e tyre të jashtëzakonshme duhet të kenë me vetë letërnjoftimin ose pasaportën, si dhe një vërtetim të lëvizjes, formë të shtypur ose elektronike. Përveç kësaj, nga sot, kompanitë e shitjes me pakicë dhe të shërbimeve në njësitë rajonale që i përkasin nivelit 4, dmth në Kastoria dhe Kozani, do të veprojnë nën kushtet e rrepta të nivelit 3. E njëjta gjë do të zbatohet për sallonet e bukurisë. Ndërkohë kazinotë në zonat “e kuqe” do të qëndrojnë të mbyllura.