Moderatorja, Arbana Osmani ka qenë në vëmendje të mediave së fundmi pas lajmit të ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë. Arbana do ta bëjë Jonin me vëlla dhe vogëlushi duket shumë i lumtur për këtë. Ditën e sotme Arbana ka postuar një foto me Jonin ku nënë e bir shfaqen në një moment shumë të ëmbël.
“Sa shumë të dua o Joni”, ka shkruar Arbana krah fotos ku shfaqet me të birin duke qeshur të dy. Kujtojmë që në muajin janar, Arbana ka treguar se do të rikthehet në ekran me formatin ‘Dua të të bëj të lumtur’.