VENICE, ITALY - NOVEMBER 12: A photographer in Piazza San Marco after the passage of the exceptional high tide that reached 187 cm on November 12, 2019 in Venice, Italy. High tide, or acqua alta as it is more commonly known, stood at 126 centimeters this morning. (Photo by Stefano Mazzola/Awakening/Getty Images)

Venecia ka futur në përdorim sistemin e saj të polemizuar kundër përmbutjeve, “Mose”, për të parën herë këtë fundjavë, me motin e keq që parashikohet të shkaktojë një baticë të pazakontë. Zyrtarët thanë se sistemi i barrierës do të aktivizohej në testin e parë të vërtetë të baticës, ose ujit të lartë, që pritet të arrijë nivele të larta këtë fundjavë.

“Ne jemi në alarm të kuq për motin e keq. Le të shpresojmë se parashikimet nuk do të dalin”, tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, barrierat aktivizohen të shtunën. I gjithë rajoni i Venetos është në alarm për shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, bashkë me shumë pjesë të tjera të Italisë së Veriut.

Batica është e zakonshme në Venecia dhe për këtë arsye është ndërtuar edhe barriera Mose. Banorët e venecias, e quajnë Acqua Alta, ndërkohë që nivelet e nëntorit të shkuar ishin më të lartat që nga 1966. Shpresohet që barriera Mose mund të ndalojë më të keqen e përmbytjeve dhe të pengojë përsëritjen e situatës së nëntorit në të ardhmen. Sistemi i mbrojtjes nga përmbytjet përfshin 78 porta që mund të ngrihen për të mbrojtur lagunën e Venecias gjatë baticës dhe është një nga projektet më të mëdha të inxhinierisë civile në botë.

Mose ka kushtuar deri më tani 7 miliardë euro dhe është përfshirë shpesh herë në polemika për koston, vonesat, korrupsionin dhe kritikat. Ndërtimi nisi në 2003 dhe përfundimi ishte parashikuar për në 2014, por ky objektiv u shty në kohë. pas testeve në 2019, pati disa vibrime shqetësuese dhe pjesë të barrierës u panë të ndryshkura dhe ka frikë se projekti nuk do të përfundojë as në 2021, siç shpresohet.