Isida është një ndër balerinat më të talentuara në Shqipëri, e cila u bë më e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Dancing with the Stars” ku u pikas për aftësitë e saj si një balerinë e zonja. Përveç kësaj ajo di të rrëmbejë vëmendjen gjithmonë me sensualitetin e saj.

Ditën e djeshme, balerina ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku u fol për postimet e shpeshta sensuale të saj, por ajo rrëfeu se në shtëpi nuk qëndron tepër e veshur, pasi preferon që të ndihet e lirshme dhe rehat.

“Unë në fakt nuk rri kaq e veshur, unë dua të rri shumë rehat në shtëpi. Këtu jam në tarracë, në kinostudio. Para teatrit ndenjën tre vite, jabanxhi them unë. Ajo tarraca ishte shumë e bukur dhe të gjithë kemi bërë foto aty, po bënin prova dhe bëra foto. Në shtëpi qëndroj lirshëm”- është shprehur Isida.