Ilir Meta e ka humbur qetësinë dhe dashurinë për Edi Ramën. Me një ton anormal dhe një mimikë që të frikësonte vërtet për shëndetin e tij, ai ka lëshuar një sëre sharjesh dhe kërcënimesh për kryeminsitrin Edi Rama. “Që të frikësohet luani nga lepuri, kjo ska kuptim. Lepurin e kanë kapur në çark. Ai trim sa Izetbegovici nuk është. Ai bën si i fortë me shqiptarët, por ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një president nga Skrapari.
Po i them sot: Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri për llogari të Sorosit dhe miqve të tu serbë, sepse do kesh të bësh me 10 milionë shqiptarë. Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, që thote se jam krenar për babanë që vari Havzi Nelën. Të ketë kujdes se ka 4-5 vite që provokon popullin tonë, që bën lojëra. Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë.
Ai është një pinok, është një mashtrues. Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni”, tha Meta. “Nuk merrem me atë qen bir qeni unë, se e di ai fuqinë time, se po të dua unë, ai të gjejë vrimë ku të futet. Ilir Meta ka aq shumë fuqi sa ta bëjë atë që mos të ketë vrimë ku të futet. Se unë kam popullin me vete, popullin që v u a n. Nuk jam me oligarkët unë. Ky është roli im, t’i dal për zot Kushtetutës.
Një njeri që iz olon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni. Shteti është marrë pe ng nga një b andë, e kontrolluar nga Sorosi, se s’dua të nxjerr emrat këtu, edhe ata analistë që marrin lekë, se nuk e kam me ata,” tha Meta