Alvaro Gonzalez këmbëngul se Neymari nuk e meriton respektin e tij dhe zbulon se ylli i Paris Saint-Germain i kishte thënë atij gjatë një zënke në fushë se ai fiton brenda ditës sa fiton Gonzalez tërë vitin. PSG-ja pësoi di sfatë tro nditëse 1:0 kundër Marseille në Ligue 1 më 13 shtator, me Florian Thauvin që e shënoi golin e vetëm në një ndeshje ku pesë futbollistë u përjashtuan me karton të kuq.
Lojtarët e të dy ekipeve u përfshin në një përleshje të shëmtuar në kohën shtesë, që për pasojë pati përjashtimin e Layvin Kurzaëa, Leandro Paredes dhe Neymar nga ana e PSG-së. Marseilles iu përjashtuan Jordan Amavi dhe Dario Benedetto, por ishte Neymari ai që i pushtoi ballinat e mediave pas ndeshjes, për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafës Gonzalezin.
Ylli brazilian e mbrojti veprimin e vet duke e akuzuar mbrojtësin spanjoll se e kishte quajtur “majmun bir bus htre”, para se të shkruante në rrjetet sociale: “Pendohem vetëm pse nuk e qëllova në fytyrë atë trap!” Por Gonzalez thotë se Neymari ishte përpjekur gjatë gjithë ndeshjes ta mbushë me mllef atë, madje duke u mburrur për paratë që i fiton.
“Neymari më tha se ai fiton për një ditë sa fitoj unë për një vit. Kjo është e vërtetë. Unë i thashë atij se jam i kënaqur me pagën time”, tha Gonzalez për Onda Cero. “Neymari e pati një ndeshje të pafat atë ditë, plot me provokime. Nuk kam bërë komente raciste dhe nuk lejoj që karriera ime në futboll dhe vetja ime të turpërohen. Neymari nuk meriton asgjë nuk unë, as respektin tim as asgjë”, shtoi ai.