Është hapur mëngjesin e sotëm spitali COVID-3 në vend, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus. Mësohet se janë transportuar në ambientet e këtij spitali gjashtë pacientët e parë të infektuar me COVID-19
Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër. Në këtë spital pritet të shtrohen pacientë që janë drejt rekuperimit nga virusi.