Nisma “Thurje” nuk do të ketë më bashkëpunim me deputeten Rudina Hajdari. Lajmin e bënë të ditur një nga aktivistët e nismës, Pano Sako, gjatë një lidhje me televizionin Euronews. Ai tha se pas seancës së djeshme parlamentare, gjithcka ka ndryshuar. Ai ka falenderuar publikisht deputeten për ndihmën e madhe të dhënë për listat e hapura.

Por theksoi se bashkëpunimi I të dy palëve kishte këtë qëllim, atë të hapjes së listave. Ata e gjejnë veten jashtë procesit zgjedhor të 25 prillit 2021, pasi nuk u arrit në Kuvend të votoheshin ndryshimet për listat e hapura të deputetëve. Ky vendim vjen një ditë pas perplasjes dhe fjalimit të Rudina Hadajrit në Kuvend, e cila kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari akuzoi deputetët dhe qeverinë për pazare, dhe bëri thirrje për bojkotimin e seancës.

Ndërkohë, deputetja kishte nisur edhe fushatën për zgjedhjet e ardhme të 25 prillit të vitit 2021. Javët e fundit ajo është shfaqur në takime me qytetarët, të cilëve iu ofroi edhe një alternativë të re. Por, mesa duket edhe këtë herë gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të Hajdarit. Nuk dihet ende se ku do të pozicionet deputetja për zgjedhjet e ardhshme.