Princesha shqiptare Elia Zaharia është përfolur shpeshherë për një shtatzëni të mundshme, ndonëse të gjitha herët kanë rezultuar thashetheme. Mirëpo, duket se familja e saj me Princ Leka po shtohet tashmë me një pjesëtar të ri, pasi Elia është shtatzënë.

Ata janë fotografuar ditën e djeshme nga “Panorama Plus” rrugëve të qytetit, teksa shëtisin dorë për dore.Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë me lule dhe sandale, teksa barku i saj i rrumbullakosur nuk mund të  fshihet më. Nuk dihet ende se në çfarë muaji është ajo dhe as gjinia e bebushit, por ne mezi po presim të mësojmë detaje të reja.

Elia, 37 vjeçe, e Princi, 38 vjeç, u martuan në vitin 2016 në një ceremoni martesore që bëri shumë bujë, pasi mblodhi në Tiranë familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota. Ata kanë shumë vite në krahët e njëri-tjetrit, teksa në 2010 u fejuan në qytetin e dashurisë, Paris.