Nga Armir Shkurti Jaaaa meeee! Paska tradhtu Jozefinaaa!! U habisa una. Ene u futa me pa se ku e paska . Qyyyqaaa! Po boka parti pa i mor leje Luliiit! Me demek paska tradhtu Lulin Jozi? Dele e Lule, ose Luledelet po thonë se e paska hudh Edi diversonte kundër Luuuliiit!O na rrufshi topet!!!!Ju këlysha që jeni ngjitur pas sumës së Lulit! Ju që si qen garash jeni rreshtuar tek starti, me jargë në gojë prej llokmës që ju pret po erdhi Luli në pushtet! Me ëndrrën të kapni doganën, tatimin, qarkullimin rrugor… dmth çdo skutë ku ka lekë! Ashtu si çdo rracë qensh, kur vjen puna te kocka nuk falni as këlyshin tuaj e as zotin tuaj. Kafshoni këdo. Me Jozefinën ka rrezik kocke!!
?Që Basha ka ngordhur PD -në, ka dëbuar gjithë ADN- në demokrate duke e zëvendësuar me çdolloj çapaçuli të bindur, ky nuk është problem! ?Që Basha ka shuar çdo protestë dhe neutralizuar çdo rrezik për pushtetin e Ramës, ky është “modernizëm” për luledelet! ?Që Luli ia dorëzoi pushtetin absolut Edvinit, duke dalë pa plan e strategji nga kuvendi, as kjo nuk mërzit njeri! ?Që para 16 muajsh Lulzimi i fali 100% pushtetin lokal Rlindjes, as kjo nuk trazon luledelet.
Alarm dhe sulm është kundër demokratëve! Po krijoi parti Jozefina zvogëlohet tasi!!A ke parë ndonjëherë gjel të vrasë skifterin që po e sulmon për ta ngrënë? Jo! Se gjeli vret gjelin. Se lufta brenda llojit është më e egra në këtë planet!
PD – për fat të keq – e nisi jetën sipas modelit komunist “kur themi partia nënkuptojmë Leninin, kur themi Lenini nënkuptojmë partinë”. Asnjëherë PD nuk u bë dot parti e stilit të djathtë, parti e ideve, demokracisë së brendëshme, lirive të mendimit dhe fraksioneve. Por, nëse nën udhëheqjen e Sali Berishës dhe specifikave të kohës ( opozita ’97 -‘ 05 dhe pushteti ’05 – ’13) ky stil i majtë edhe mund të justifikohej deri diku, ai humbi plotësisht kuptimin në erën Basha.
Sidomos kur ky filloi “reformimin” e partisë ala Rama: duke djegur në “inceneratorin” e Republikës së Re gjithë trashëgiminë e PD , për të cilat heshtur por qartë u la të kuptohet se janë ” të korruptuar”. Madje drejtues lokalë iu ofruan në tepsi argjendi Ramës për ti kalur në burg. Pra Lulzim Basha asgjësoi cilindo faktor që mblidhte vota dhe mobilizonte demokratë. Si mundet që “avukati i madh” ardhur nga Hollanda të drejtonte si sekretar partie kooperative?
Rezultati?
PD humbi
1- zgjedhjet lokale 2015,
2 – Pas “çadrës” dhe martëveshjes me Ramën humbi zgjedhjet e përgjithshme ’17,
3 – Humbi zgjedhjet e Dibrës edhe pse kryetari socialist u largua pas një skandali të turpshëm,
4 – humbi 100% zgjedhjet lokale ’19!!!!
Tani lukunia e kockave tatim- dogana- polici është prehur për një rrotacion që rrjedh prej një ligjësie të vetvetijshme. Siç vjen dimri e behari. Dmth, meqë mot bëhen 8 vjet në pushtet për Ramën, ky do të bjerë, siç hurma e pjekur do të bjerë vetvetiu nga pema. E teksa ia kanë ngulur sytë hurmës e goja lëshon jargët e tretjes…na shfaqet kjo Jozefina!!
Ham- ham- ham!!!Mirë këta luledelet e tatimdoganpolicisë. Po këta të tjerët që janë gazuar për pasion nëpër protestat e shitura të Lulit? Për ta mjafton logo PD. “A është kryetar i PD Luli? Është! Atë ka lënë doktori dhe ne atij i shkojmë qorrazi nga pas”!Militantët qorra! Hidhi m¥t, (nga ai që kanë ndërmjet dy veshëve) dhe shkruaj “mjalt” – e hanë! As e vrasin m¥tin që kanë brenda kafkës.
Nejse! Unë e përshëndes lëvizjen e znj.Topalli! Që është antikomuniste dhe demokrate nuk ka bir nëne që e ve në dyshim. A ka mëkate? “Kush ka më pak të shtjerë gurin e parë” – tha Krishti. Dhe, po qe puna për mëkatin e tradhëtisë, mos e lyp as te Jozefina as te të tjerët! Këta, siç edhe ne, na tradhëtoi Lulëzim Basha! Ai e ktheu PD-në e themeluar edhe nga familja ime në vitin ’90 , duke rrezikuar edhe jetët, në një sekt familjar, pjesë të establushmentit.Nëse të djathtët organizohen, ashtu si Topalli me të sajët, e djathta ka shansin e saj. Jo vetëm të përmbysë Rilindjen, por edhe – më në fund – të formojë një të djathtë me individin dhe jo rreshtin, me ide dhe fraksione dhe jo disiplonë e bindje.
Do mërzitet ndoshta Rama me Lulin. Do qajnë edhe luledelet e prefur për rrotacionin e “kafeve” e “zarfave”. Por të paktën do të lindë një shpresë reale për ndalimin e totalitarizmit dhe perversitetit politik , hyrjen në demokraci dhe ndërtimin e një tregu të ekuilibruar politik.