Nga Elvi Fundo/

Keta qente e gjahut te Lulit dhe me gjere bejne mire t’i lene nje shteg vetes, kur te humbase prape artisti. Sepse nuk mund ta kene fajin te njejtet njerez, pse ai nuk shkrepi asnje dite. Ne vitin 2013 thane se PD humbi vetem prej tyre, ngaqe ishin drejtues neper qarqe, a thua se Luli nuk ishte njesoj si ata ne Tirane.

Pastaj po prej tyre, kater vjet me vone, ne 2017-en, Luli i shkrete nuk fitoi, megjithese i kishte zbuar te gjithe nga partia dhe i kishte duart e lira. Me duket se eshte e tepruar shume te thone prape edhe ne 2021-in se Luli humbi vetem se ata nuk ndenjen ne shtepi, por u futen ne gare. Bishti me i rende se sqepari, me nje llaf. Do te ishte turp, por jam i sigurt se ata do ta bejne prape. Nejse, une i kam lajmeruar perpara.