Nga Adriatik Doçi/Gruan e parë e kishte avokate të Sali Berishës dhe vjehrrit të Lulzim Bashës për pallatin në Vlorë. Në maj 2017, Basha e shpërbleu duke e emëruar Avokate të Popullit, duke u shëndërruar në avokate të Ilir Metës, për t’i futur stërkëmbësa drejtësisë së re.
Gruan e dytë e ka në sofrën e TVSH, aty ku ndahen qokat partiake. I kanë dhënë një emision, të cilin e ndjek vetëm Bushati. Vetë ka veshur petkun e moralistit dhe të paanshmit, duke luajtur rolin e arbitrit nga prehëri i Enverit, ndërkohë që nën fustanet e grave ka kamufluar ca apartamente dhe vila, me ‘rrogën’ e gazetarit.