Shigjetari
Zakonisht kjo shenjë ka fobi nga angazhimet emotive. Gjithsesi në disa raste ata mund të ndjehen gati për të filluar një marrëdhënie serioze e cila do t’i çojë drejt martesës. Thellë thellë ata duan të përkushtohen,vetëm se duhet të gjejnë njeriun e duhur.
Peshqit
Është e vështirë që Peshqit të angazhohen totalisht në një marrëdhënie, kjo edhe si pasojë e natyrës së tyre dualiste. Gjithsesi nëse ata do të arrijnë të gjejnë dikë që kënaq të gjitha pritshmëritë e tyre do të fillojnë të ëndërrojnë për martesën, duke nxjerrë kështu në pah anën e tyre romantike.
Ujori
Ujorin mund ta gjeni më shpesh duke marrë veten nga ndarja, se sa duke bërë plane për martesë. Gjithsesi kjo shenjë pavarësisht lidhjes që ka me historitë e pamundura thellë ëndërron që të krijojë diçka të qendrueshme me dikë tjetër, por thjesht nuk mundet.