Një fizikant fitues i çmimit Nobel ka thënë se fundmi se ka pasur një tjetër univers para “shpërthimit të krijimit” Big Bang, dhe se provat për ekzistencën e tij mund të shihen në vrimat e zeza. Sir Roger Penrose ka fituar së fundmi Nobelin e fizikës për avancimet në teorinë e përgjithshme të realtivitetit të Einstein, dhe provat për ekzistencën e vrimave të zeza. Sir Roger argumenton se pikat e pashpjeguara të radiacionit elektromagnetik në qiell, të njohura si “Pikat Hawking”– janë mbetje të universit të mëparshëm.
Kjo sipas tij është pjesë e “teorisë ciklike, kozmologjike të universit” dhe sugjerohet se këto vendndodhje bëjnë lëshimin final të energjisë së transferuar të vrimat e zeza nga universi i mëparshëm. Vrimat e zeza janë ato rajone të hapësirës ku lënda është shembur mbi veten dhe kanë gravitet aq të madh sa edhe drita nuk shpëton dot pa u thithur.
Evente të tilla hapësinore mund të ndodhin në qendër të galaktikës sonë dhe fituesit e përbashkët të çmimit Nobel, Reinhard Genzel, Andrea Ghez, dhe Sir Roger, ofruan provat më të forta për ekzistencën e një vrime të zezë ‘supermasive’ në mes të galaktikës sonë, “Rruga e Qumështit”.
Ka mundësi që kohëzgjatja për shpërbërien e vrime të zezë të jetë më e gjatë se universi ynë aktual, prandaj kjo mund të mos të pikaset kurrë.
“Unë pretendoj se kemi observuar radiacionin Hawking. Big Bang nuk ka qenë fillimi. Ka pasur diçka përpara Big Bang dhe ajo është diçka që do ta kemi në të ardhmen”, tha Sir Roger për mediat. “Ne kemi një univers që vetëm zgjerohet e zgjerohet ndërsa masa kalbet tutje. Në teorinë time të çmendur, e ardhmja e largët do të jetë një Big Bang për një tjetër Aeon. “
“Kështu që Big Bang-u ynë nisi me diçka që ishte e ardhmja e largët e aeonit të mëparshëm, ku kishte vrima të zeza të ngjashme që zhdukeshin nga avullimi ‘Hawking’ që prodhonin këto pika në qiell që unë i quaj ‘Pikat Hawking’. Ne i shikojmë ato dhe janë rreth tetë herë më të gjera se diametri i Hënës, janë rajone të ngrohta. Ka prova për të paktën gjashtë nga keto pika”, tha Sir Roger. Të tjerë studies e kanë kundërshtuar idenë dhe nuk është konfirmuar tipi i radiacionit që del nga këto vrima të zeza. (Independent)