Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili!
Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.
Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here. Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora sot.
Duke qenë se ish-partneri i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.
Emisioni i Robertit do të nisë të dielën më 25 tetor, në orën 23:15 në “Klan Kosova”.