Barcelona jo vetëm që humbi ndeshjen ndaj Real Madridit, por mori një lajm të keq, pasi Philippe Coutinho u dëmtua. Braziliani nuk luajti mirë, por duket se është zbuluar arsyeja se pse lojtari nuk ishte në formë.
Barcelona ka konfirmuar se futbollisti pësoi një tërheqje muskulare gjatë ndeshjes së djeshme. “Testet e ditës së diel në mëngjes konfirmuan se Philippe Coutinho ka një problem në biceps”, – shkruan klubi spanjoll.
Coutinho luajti si titullar në ditën e djeshme. Ai luajti 90 minuta, por nuk la shenjë. Braziliani kishte një rast të mirë shënimi, por nuk ia doli të shënonte.