Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan ditën e djeshme me një djalë. Regjisori i njohur e dha vet lajmin përmes një fotoje që kishte publikuar në Instagram, ai publikoi një foto ku kishte në krahë djalin dhe dukej shumë i lumtur.
Menjëherë vërshuan edhe komentet, ku njëri që u veçua ishte ai i Xhemi Shehut. “ Babi Edi qoftë me jetë të gjatë e të lumtur gjithmonë pranë jush. Ju dua shume!”
Po sigurisht ajo nuk mund ta mbyllte vetëm me një urim, ajo ka publikuar një foto ku shihet me një arushë të madhe dhe poshtë postimit ajo kishte shkruar: “Me Lukën drejt Diellit.”