Kryeministri Edi Rama tha sot se aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda këtij mandati.
Përmes batutave, ai u zotua të sjellë një avion me emigrantë nga Londra për të votuar Partinë Demokratike. “Më thonë aeroporti është në Surrel. Unë o sjell 120 demokratë nga Londra që të votojnë PD në 25 prill, o s’ka. Do shpall një konkurs në Facebook ku më shajnë. Do t’i ul në Kukës” – tha Rama ndër të tjera, shkruan javanews.al
Ai shtoi se në mandatin e tretë ambicia e qeverisë është të ndërtojë aeroportin e Sarandës.