Si vajza që jemi, na shtyn gjithmonë kureshtja për të bukurën, gjërat më trendi të momentit dhe gjithçka me stil. Shumica prej nesh janë të apasionuara pas modës dhe e pranojmë, “vdesim” të shohim si është veshur dikush tjetër dhe si i ka kombinuar rrobat e tij.

Herë pas here, personazhet VIP na kanë kënaqur sytë dhe na e kanë bërë qejfin duke na hapur dyert e garderobave të tyre, ndërsa radhën së fundmi e kishte Oriola Marashi. Për herë të parë, ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory pamje nga dollapi i madh i rrobave, të cilin fillimisht nga e prezantoi rrëmujë.

Mirëpo, këto janë gjëra vajzash dhe e dimë që diçka e tillë ndodh sa herë duhet të vishemi për të shkuar diku. Në një tjetër story, modelja na tregoi garderobën e bërë xixë, me gjithçka në vendin e vet.

Pas 4 orësh, Oriola ia ka dalë ta rregullojë siç duhet garderobën e saj dhe ia ka vlejtur. Ajo ka sistemur të gjitha rrobat e çantat e saj dhe e kuptojmë mirë sa është lodhur për diçka që sigurisht do të bëhet rrëmujë në daljen e radhës. Gjëra vajzash!