Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin tetor, ku theksoi që disa shenja do të kenë probleme ekonomike, gjithashtu edhe me bashkëpunimin në grup.

Dashi:

E merr situatën në dorë në datën 14, ka lehtësira të ndjeshme rreth datës 20 dhe përfundon muajin me çështje që i përkasin dashurisë apo raporteve personale. Duke qenë se hëna e plotë e fundit është në familjen e tyre të dytë, është se te pjesa e shpirtit nuk duhet të mos lënë më shumë hapësirë për përlasje momentale. Pra ta duan fort familjen e tyre, ta duan fort atë katrorin e tyre të vogël me individët që ka brenda dhe të mos i lënë asgjë në dorë reagimit emociaonal momental. Kështu që nëse e bëjnë këtë muaji do të rezultojë jashtëzakonisht shumë i ngrohtë. Nëse jo benefitet e mira emocionale të fazës së parë do të ngjyrosen me këtë mërzitjen e raportve në çift. Varet nga ata.

Demi:

Në atë pozicionin mbrojtës siç kanë qenë gjatë shtatorit do të vazhdojnë demat. Nga data 14 me mërkurin në të kundërt deri në datën 12 të nëntorit kemi folur në fillim të vitit për ndryshime të domosdoshme të demave, i duan apo nuk i pëlqejnë demat. E di shumë mirë se nuk u pëlqejnë as të papriturat, po as ndryshimet. Kërkojnë rehatinë, të ruhen gjërat që kanë dhe gjërat që njohin. Këtë muaj të bëjnë ç’është e mundur për ta pranuar idenë e ndryshimit. Hëna e plotë tek ata do t’i detyroj për ndryshim që nga data 29-30 e muajit kanë kohë t’i vendosin këto dyshime. Apo të orjentojnë se ku i duan këto ndryshime. Përsa i përket çështjeve praktike, demat do të jenë të privilegjuar.

Binjakët

Shumë apo pak kanë mundësitë për të marrë një vendim me veten pa e shprehur dhe pa e shpallur me të tjerët deri nga data 14. Më pas deri në datën 20 do ta diskutojnë dhe shpresoj të jetë vendimi mirë sepse realisht i kanë të gjitha mundësitë të bëhen protagonist këtë muaj. E vetmja gjë që mund t’i shqetësojë realisht është shqetësimi për ndonjë mik apo ndonjë shok, apo një ngarkesë emocionale që vijnë ngë raportet miqësore. Gjithashtu kanë një vendim përsa i përket çështje praktike siç është puna. Në datën 14 kanë mundësinë të vendosin pikat mbi i për të marrë pozitivitetin që duan nga 2020. Unë pres 2 dhjetorin për binjakët, megjithatë ata do më marrin shumë inat se nuk e duan pjesën e durimit.

Gaforrja

Dilema kryesore e gaforres për muajin tetor është për bashkëpunëtorët dhe për të zgjidhur detyrimet ekonomike. Gaforrja do të ndihet keq në fund të muajit nëse e tepron, ose nëse nuk vendos një listë ekzakte prioritetet ekonomike. Pra t’i shkruaj që ti ketë përpara syve. Me çështjen e profesionit nuk e di se si rrjedh, po di që më datën 1, 2 të nëntorit do të jetë shumë e mirë.

Luani

Dashje pa dashje do të jenë në qendër të vëmendjes për mirë, që të udhëzosh edhe njerëzit me të cilët bashkëpunon. Pra e gjen veten luani me këtë hënë të plotë, për tu ndjerë i fuqishëm, i zgjuar, po njëkohësisht i gjerë në pjesën e zemrës se ka mundësi të japi dhe të bëjë. Deri në datën 14 shija do të jetë shumë e mirë. Shumë pak ankth vetëm në ditët e fundit, vetëm nga ndjesitë sesa nga realiteti.

Virgjërësha

Janë të vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e strukturimit të çeshtjeve të karrierës. Do rekomandoja të bëjnë një pauzë nga data 14 deri në 2 të nëntorit tek pjesa e ristrukturimeve të cështjeve të tyre profesionale, kanë të gjithë mundësitë që pjesën e parë ta shijojnë mirë, kanë venusin me vete dhe do të bëjë ky venus të ndihen më të fortë fizikisht, të mencur apo të kontrolluar emocionalisht në krahasim me të tjerët dhe do të kenë ndjesinë qe të merren dhe pak me veten. Mirë do të bëjnë sidomos me ushqimin në javën e fundit të tetorit.

Peshorja

U është larguar mërkuri por do të kthehet përsëri në të kumdërt të fund të tetorit. Duke bërë që disa funksionime në raportet emocionale me të cilin dhe fillojnë dhe mbarojnë është sikur do të përcaktojë muajin, por dita e parë dhe e fundit të muajit mund të duket sikur i dedikohet jetës personale, që do të kufizojë pjesën e bashkëpunëtorëve dhe punës, pra mërkuri do të bëjë të mundur që të jenë protagonist për cështje praktike. Pavarëisht shijes në mendjen e tyre, në fakt jo thelbi është të pozicionohen siç duhet profesionalisht per te qene te gatshëm për ndryshime qe do të sjellë universi nga 2 dhjetori ne vazhdimesi. Do ta gjejnë veten ne peridhën shumë aktive dhe me rol te rendësishëm, deri në 17 duke nisur nga e nesërmja do te mbyllin çdo lloj detyrimi nga 4 vjecari i fundit.

Akrepi

Mendojnë se kanë nje strukture te qendrueshme megjithate ketu te mos besojne shumë qe te mbrojne veten e tyre nga zhgenjimet, nga shtyrjet apo gjerat jo gjithmone ate sigurinë qe ne mendojne. Ka luhatje kohore apo shtyrje apo zhvendosje te gjerave që ta mendojne se i kane te sigurta kjo sjell luhatje por pak nervozizëm dhe me Marsin në shtepinë e vet do të bëjë qe të ndihen pak nervoz. Kjo ka reaksion jo shumë pozitiv ne raportet personale balle perballe me henen e plotë diten e fundit të muajit, t’i marrin me lehtshëm dhe jo çdo gjë të sigurt për veten.

Shigjetari

E nisin me pasionet e medha me deshira për të perjetuar emocione dhe kjo është gjendja qe kane deri nga data 14. Deri ne fund do te fokusohen në organizimin e axhendes se tyre. Rreth datës 20, dy dite perpara dhe pas eshte nje javë qe do te rezlutoje shumë produktive me lekun e tyre ndërkohë me pjesën e partnerit t’i mbyllin problemet ne kete peridhë se dimer eshte dhe kane nevojë për ta.

Ujorët

Si binjaket do te kene mundesira per zhvendosje shumë pozitive, kane inteligjencen por duhet te kene dhe elokuence ne rivendosjen e komunikimit apo pozicionim nga 14 deri ne 20 per te patur zhvilimet e tyre. Te ushqehen shendetshëm, të fuqizojne veten sepse i pret një tre vjeçar shumë i mirë me një status dhe te rendesishem, por duhet te kene fuqine per ta perballuar.

Bricjapi

Kanë staturnin dhe plutonin me vete. Planeti i fatit nuk është në pozicionin më të mirë, kështu që nuk bëhen bashkë me plutonin, sjell një zgjerim të pushtetit. Ata që kanë pushtet ky pozicion do t’i bëjë më arrogantë. Kështu që bricjapi duhet të uli pak tonacionet dhe do të duhet të përshtatet me ndryshimet e mudnshme në strukturat professionale të tyre. Pra ul tonacionet, e merr me qetësi dhe në fund do të përpiqet të kuptojë se ajo që marrin është më e mirë se ajo që mendon se i ndryshon. Kjo përsa i përket strukturave profesionale, se përsa i përket prioriteteve të tjera nuk nxjerr problem, vetëm nga fiziku. Kështu që të ulen pak se rezultati në fund do t’i pëlqejë më shumë.

Peshqit

Nëse duan të marrin më të mirën nga muaji tetor do të duhet të fokusojnë vëmendjen te bashkëpunimet të cilat i kanë ose të reja të mundshme. Do të jetë muaj pozitiv përsa i përket prakticitetit dhe përsa i përket shijes së tyre, sepse humori i tyre nuk ka qenë fortë i mirë, duke nisur që nga fundi i muajit dhe do të vazhdoj deri më datën 14, pasi do tu duket sikur duan të zgjidhin cështje të ndryshme, por që janë në udhëkryq.