Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin Oliver Varhelyi ka shkruar ne twitter se Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë, pra ate te omisionit të Venecias. Këto ndryshime u dërguan në ‘Venecia’ nga presidenti Ilir Meta, pas kërkesës së opozitës dhe për Varhelyi, Kuvendi duhet ta marrë në konsideratë këshillën e tij.

“Unë besoj se Komisoni i Vencias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë . Mezi po pres për të parë zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021”, tha Varhelyi.