Më 19 tetor, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Lajmin e bukur e dha vetë regjisori, nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqej me djalin në krahë.
Ndërsa Arbana postoi një foto të duarve të të gjithë anëtarëve të familjes së saj, duke i falënderuar të gjithë për urimet. Pas lindjes, moderatorja ka zbuluar se ka marrë dhurata të shumta dhe ka zgjedhur të publikojë disa nga më të veçantat.
Ajo publikoi në Instastory një byzylyk me simbolin e diellit nisur nga emri i vogëlushit, të cilin ia kishte dhuruar Xhemi Shehu. Para dy ditësh, Xhemi zbuloi edhe dhuratën që kishte zgjedhur për Diellin, një arush të madh.
Arbana ka marrë edhe shumë buqeta me lule nga miq dhe bashkëpunëtorë të saj. Dielli është djali i dytë i Arbanës, por fëmija i parë për regjisorin, Eduartin. Ajo ka edhe një djalë tjetër nga martesa e parë, të cilin e quajnë Joni.