Shakhtar Donetsk pret sonte në Kiev skuadrën e Interit. Shakhtar fitoi me rezultat 2-3 në Alfredo di Stefano në Spanjë javën e kaluar dhe të njëjtin sukses e dëshiron edhe sonte kundër Interit.
Por, a do ta lejojë këtë Conte, mbetet të shihet, pasi që sonte ai starton me formacionin e tij më të mirë 3-5-2, ku në sulm janë dyshja Martinez-Lukaku. Në formacionin e Interit sonte është kthyer edhe Ashley Young, i cili mungoi kundër Borussia Monchengladbach shkaku i COVID-19.
Në anën tjetër edhe te Shakhtar janë kthyer disa prej mungesave të tyre pikërisht shkaku i Covid-19 dhe ata do të tentojnë për një fitore tjetër për të bërë një ecuri përfekte në këtë fazë të grupeve. Shakhtar dhe Inter janë në Grupin B ku janë edhe Borussia Monchengladbach dhe Real Madrid.
Formacionet zyrtare: