Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kometuar debatin për dhënien e pasaportave me procedurë të përshpejtuar nga Presidenti Ilir Meta. Duke folur për gazetarët, ajo nuk u ndal shumë në detaje, por garantoi se Ilir Meta nuk e shkel ligjin as për fëmijën e vet. Por nga ana tjetër ajo hodhi dyshime se kjo është një taktikë e qeverisë për t’ia marrë këtë kompetencë Preasidentit dhe për t’ia kaluar Ministrisë së Brendshme.
“Mund të pyesin presidencën por me aq sa kam lexuar, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse. Sa e njoh Ilir Metën jam e bindur që as për fëmijën e vet nuk shkel ligjin. Jam e bindur që edhe këtë procesin e pasaportave, mund të jetë një taktikë politike-mediatike e qeverisë për t’ia hequr të drejtën Presidentit dhe ta bëjë Ministria e Brendshme siç po pajisin edhe sot me karta identiteti fiktive tre çerekun e kriminelëve që janë në kërkim nga Int erpoli apo institucionet ndërkombëtare.
Tani do të bëjë dhe një gjë të tillë sa i përket dhënies së nënshtesisë ndoshta për të rritur numrin e trafikantëve apo edhe të ndonjë terroristi“, deklaroi Kryemadhi!